Applications for the Lead Albania program will open in January 2026.

Applications for the Lead Albania program will open in January 2026.

LEAD Fellows në takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri

Në kuadër të komponentit të Takimeve Diplomatike të programit LEAD Albania, më 24 qershor 2025 u zhvillua një takim mes pjesëmarrësve të kohortës së 12-të dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi, LEAD Fellows patën mundësinë të dëgjojnë nga afër mbi zhvillimet më të fundit që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për rolin e Delegacionit të BE-së në këtë proces. Z. Gonzato ndau me pjesëmarrësit përvojat e tij profesionale, duke theksuar rëndësinë e vendosmërisë dhe këmbënguljes në ndjekjen e objektivave strategjike në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Takimi u vlerësua si tepër frymëzues dhe informues nga LEAD Fellows, të cilët patën gjithashtu mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të angazhohen në një dialog të hapur me Ambasadorin. Përgjigjet e z. Gonzato ishin konkrete, të drejtpërdrejta dhe me vlerë për kontekstin aktual të Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimi u mbyll me një ndjesi optimizmi dhe besimi se Shqipëria ka potencial të plotë për të përmbushur objektivat e integrimit evropian në të ardhmen e afërt.